
Pina Sh.p.k - Bosch Albania

Adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha”, Pranë Hotel Doro, Nr.3 Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
Pina Sh.p.k operon në tregun shqiptar prej vitin 1995, ku është specializuar në shitjen me shumicë dhe pakicë të veglave të punës. Prej disa vitesh është distributor i disa markave më të njohura gjermane, italiane, spanjolle, greke, suedeze etj.
Aktualisht Pina Sh.p.k është distributor i autorizuar për tregun shqiptar i gjigandit gjerman të veglave elektrike Bosch. Pina Sh.p.k. i jep zgjidhje kompanive të gjithë sektorëve duke ofruar jo vetëm produktet më cilësore por duke i shoqëruar dhe me garanci.
Çfarë ofron
Pina Sh.p.k ofron produktet më profesionale në treg. Aktualisht ofrojmë mbi 8.000 artikuj në bashkëpunim me markat më prestigjioze si Bosch, Dremel, Bahco, Unior, Faip etj.
Gama e produkteve përfshin: Veglat elektrike dhe veglat me bateri Bosch, kompresorë ajri, kompresorë me vidë, pompa lavazhi, fshesa me korent, vinca elektrik, saldatrice, vegla mekanike, vegla hidraulike, pajisje për kopshtari, linjat e aluminit, drurit dhe hekurit, pa anashkaluar në asnjë rast pjësët e ndërrimit për cdo vegël. Gjithashtu ofrojmë aksesorët nga më të ndryshmit duke përmendur disqet prerës, aksesorët shpues goditës, lama sege, gota multifunksionale, letra zmerile, maja vidash, fletë sharre, punto, vida dhe bulona.
Shërbime

Trapan Bango

Trapan Bosch

Sharre per Prerje Asfalti

Metra dhe nivel laser Bosch

Makineri Ndertimi

Makineri druri

Krik dhe presa per automjete

Kompresore

Kaseta Veglash

Garanci 3 Vjet

Elektrogure Bosch

Elekromotore

Disqe preres

Aspiratore per Pluhura dhe Lengje

Vidiator Bosch

Vida dhe Bulona

Vegla multifunksionale Dremel

Vegla me bateri Bosch

Vegla me ajer dhe aksesore

Vegla kopshtarie Bosch

Vegla dhe Makineri Hekuri

Vegla Hidraulike

Vegla elektrike Bosch

Vegla dore Unior

Vegla dore Bahco

Trapan Bosch

Rekorde ajri

Punto

Pompa lavazhi

Pajisje Servisi per Automjete
Katalogu
Historiku
Pina Sh.p.k. është themeluar në vitin 1995, si një shoqëri me drejtim kryesor të tregtimit të veglave të punës. Cilësia është elementi kryesor që karakterizon firmën tonë ndaj në vitin 2001 ishim të parët që futëm në tregun shqiptar veglat elektrike të gjigandit gjerman Bosch, dhe aktualisht jemi distributor i autorizuar i kësaj firme. Parimet që na kanë udhëhequr gjatë këtyre viteve janë të ofrojmë zgjidhje dhe cilësi për klientët tanë. Jemi krenarë që gjatë këtyre viteve kemi ofruar zgjidhje dhe diversitet për të gjithe klientët, bizneset dhe ndërmarrjet.
Partnere
Video